Çifti i famshëm hollivudian arrin qëllimin, mbledh 30 milionë dollarë për Ukrainën

schedule09:37 - 18 Mars, 2022

schedule 09:37 - 18 Mars, 2022

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh për Ukrainën. Deri të enjten, çifti i famshëm kishte mbledhur 34 milionë dollarë nga mbi 67,000 donacione. Ata thanë se po shpresojnë që të arrijnë në 40 milionë dollarë.

Aktorja, e cila është me origjinë nga Ukraina, tha se megjithëse kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja e tyre kolektive do të sigurojë një ndihmë për shumë njerëz. Kunis dhe Kutcher dhuruan 3 milionë dollarë nga paratë e tyre për mbledhjen e fondeve.

Kutcher dhe Kunis, i lindur në Ukrainë, e kanë rritur qëllimin e tyre për mbledhjen e fondeve në 40 milionë dollarë ndërsa Rusia vazhdon të pushtojë vendin.

“Puna jonë nuk është kryer, prandaj po e ngremë objektivin në 40 milionë dollarë”, tha Kutcher. Kunis lindi në Chernivtsi të Ukrainës dhe u shpërngul në Shtetet e Bashkuara në moshën 7-vjeçare. Ajo tha se ndihet zemërthyer për atë që po ndodh në vendlindjen e saj.

Kutcher dhe Kunis filluan fillimisht mbledhjen e fondeve për Ukrainën më 4 mars.

/abcnews.al