11 nga Superiorja dhe dy debutues, publikohet lista e Shqipërisë U21

schedule09:26 - 18 Mars, 2022

schedule 09:26 - 18 Mars, 2022

Shqipëria U21 do të luajë ndaj Çekisë dhe Anglisë më 25 dhe 29 mars, ndërkohë që FSHF ka publikuar edhe listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion trajneri Alban Bushi.

Në listën bien në sy 11 futbollistë që luajnë në Abissnet Superiore, ndërkohë që në sulm rikthehet Indrit Tuci, i cili ka nisur të luajë në Kroaci me Lokomotiva Zagreb.

Ka edhe risi, teksa ftohet edhe mesfushori Kleviz Bebeziqi, i Olimpija Ljubjana, dhe qendërmbrojtësi Lorik Konjuhi, pjesë e BK Olympic në Suedi. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!