Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Senati amerikan, pak gjasa që të kalojë embargon ndaj importit të energjisë ruse

schedule21:59 - 17 Mars, 2022

schedule 21:59 - 17 Mars, 2022

Edhe pse Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-ve miratoi një projekt-ligj javën e kaluar për të vendosur embargo të importeve të energjisë ruse, burime nga Senati thanë për CNN që nuk ka gjasa që të kët lëvizje drejt kësaj mase.

Kjo për shkak se senatorët e shohin çështjen në thelb të diskutueshme pasi Presidenti i SHBA-ve Joe Biden ndërmori veprime ekzekutive për të ndaluar importet.

Për më tepër, senatori Joe Manchin, i cili kryeson Komitetin e Energjisë së Senatit, ka pohuar se projektligji i Dhomës së Përfaqësuesve është më i dobët se veprimi ekzekutiv – kështu që ata shohin pak arsye për të lëvizur në një masë që shihet si mungesë e politikës aktuale.



Senati, megjithatë, do të lëvizë shpejt, me gjasë javën e ardhshme, për të miratuar projektligjin e Dhomës që do të bëjë nul statusin normal tregtar të Rusisë dhe Bjellorusisë me Shtetet e Bashkuara.

Kjo masë kaloi në Dhomën e Përfaqësuesve me shumicë dërrmuese të enjten pasdite. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!