Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, gjatë një konference me homologun e tij sllovak deklaroi te enjten se sulmet ruse mbi popullsinë civile në Ukrainë janë një krim lufte.
Sipas tij sulmet e fundit të Rusisë mbi Ukrainë janë përqendruar te popullsia civile.
“Sulmet” e fundit në Ukrainë duken se përqendrohen drejtpërdrejt te civilët, dhe nëse sulmoni civilët,… ky është një krim“, tha Austin.
Më tej ai theksoi se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë “nën shqyrtim” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
“Ekziston një proces që ne do të kalojmë për të shqyrtuar të gjitha këto, por ne i bëjmë thirrje zotit Putin të ndërpresë këto veprime të tmerrshme, këta janë civilë dhe jo luftëtarë dhe kështu ata nuk duhet të jenë në shënjestër, “tha Austin.
Presidenti Joe Biden e quajti ditën e mërkurë presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”, duke dënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë veprimet ruse mbi Ukrainë. /Abcnews.al/