Gjykata e Apelit ka shtyrë seancën gjyqësore për vendimin e pezullimit të presidentit të FSHF, Armand Duka, dhe Sekretarit të Përgjithshëm, Ilir Shulku.
Seanca është shtyrë pas kërkesës së bërë nga FSHF për të ndryshuar gjyqtarin e çështjes, Genti Shala.
“Referuar interesimit të medias për gjykimin në lidhje me masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, ju njoftojmë se avokati mbrojtës nuk qe dakord me përbërjen e trupit gjykues (z. Genti Shala) dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e gjyqtarit.
Për t’i dhënë mundësi mbrojtësit që të paraqesë kërkesën në formën e kërkuar nga ligji, seanca gjyqësore u shty për më datë 18.03.2022 ora 10:00”, njofton Gjykata e Apelit të Tiranës. / abcnews.al