Ngordhja e mijëra pulave në disa pulari në Durrës ka ngritur shqetësimin se në vendin tonë mund të qarkullojë gripi i shpendëve. Ministria e Bujqësisë e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka vend për panik.
Veterineri Dardan Shehdula tha se pronarët e pularive janë në një situatë të vështirë pasi dëmi është katastrofik.
“Dëmi është katastrofik. Janë investime të mëdha. Nëse vazhdohet kështu i bie që në Shqipëri të mos ketë vezë për 6-7 muaj. Prandaj duhet të merren masa. Është një nga sektorët më të zhvilluar. Shpresojmë që dëmi të ndalet këtu. Dëmi që shkaktohet nga mosbërja e vaksinave është i papërballueshëm”.
Teksa foli për problematikat më të mëdha të kompanive që merren me rritjen e shpendëve, Shehdula tha se vaksinimi i shpendëve që vijnë nga jashtë është i rëndësishëm.
“Bio siguria është një prej tyre. Gjëja e gjallë s’ka asnjëherë siguri. Duhet s’kemë vaksinimi të mirë dhe shërbim veterinar, ky i fundit është më i organizuar por ka ende punë për të bërë. Vijnë shpendë nga jashtë dhe nuk e zbatojnë karantinimin. Kjo duhet patjetër”.
/abcnews.al