Reduktohen burokracite ne Zyren e Regjistrimit te Pasurive ne Korçë. Pas Tiranës shërbimi “Fast Track” prezantohet dhe në këtë qark në prani të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Gjonaj vlerësoi punën e Hipotekës së këtij qarku e cila gjatë vitit 2018 sipas saj trajtoi rreth 90% të lejeve të legalizimit që ju përcollën nga ALUIZNI. Ndërkohë në analizën e punës së ALUIZNI-t në Korçë ministrja e Drejtësisë i kërkoi personelit shërbim me cilësi dhe në kohë ndaj qytetarëve. Gjonaj ishte dhe në burgun e Drenovës ku pas shkarkimit të drejtorit i cili lëshoi një raport për sjellje pozitive ndaj të dënuarit me burgim të përjetshëm, Gerd Gjenerari tha se askush që shkel ligjin nuk do të tolerohet. /abcnews.al
“Fast Track” në ZRPP e Korçës, Gjonaj kërkon shërbim cilësor ndaj qytetarëve
schedule18:18 - 17 Mars, 2019
schedule 18:18 - 17 Mars, 2019