Të premten, Këshilli i Sigurimit në OKB voton draft-rezolutën e Rusisë për Ukrainën. Kështu raporton RIA Novosti, duke cituar një burim nga Këshilli i Sigurimit.
Rusia paraqiti një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të martën duke bërë thirrje për një “armëpushim të negociuar për të siguruar evakuimin e shpejtë, të sigurt, vullnetar dhe të papenguar të të gjithë civilëve”.
Në rezolutë bëhet po ashtu thirrje që të mos përdoren infrastrukturat civile për të pritur instalimet ushtarake dhe gjithashtu të mos instalohen në zona me popullsi të dendur. Përfaqësuesja e Përhershme e Mbretërisë së Bashkuar Barbara Woodward ka njoftuar tashmë se nuk do të mbështesë projektin rus. /abcnews.al/