Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lufta në Ukrainë, Rusia merr goditje edhe nga FMN

schedule20:24 - 16 Mars, 2022

schedule 20:24 - 16 Mars, 2022

Rusia ka marrë një tjetër goditje, ndërkohë që vijon agresionin ushtarak në Ukrainë. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka pezulluar një rol nderi që i është dhënë anëtarit më jetëgjatë të trupit huadhënës, sepse ai është rus.

Aleksei Mozhin, drejtori ekzekutiv për Rusinë në organizmin global të huadhënies, mbante rolin e nderit të dekanit që nga viti 2015.

Një zëdhënës i FMN tha se ka pezulluar përkohësisht Mozhin “duke pasur parasysh rolin e Rusisë në luftën e vazhdueshme në Ukrainë” dhe ndikimin e saj të mundshëm në kryerjen e punës.

Vendimi vjen pas presionit nga vendet e tjera aksionere, duke përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, raportoi Financial Times. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!