Profesor i kriminologjisë, Ervin Karamuço është i idesë që efektivëve të policisë përveç testit të drogës tu bëhet edhe një test psikik nëse janë të aftë për këtë profesion.
Duke argumentuar tezën e tij, Karamuço ëshët shprehur se policët kanë në dorë një forcë vdekjeprurëse, pra pistoletën, dhe duhet të testohen nëse janë të aftë që të përballojnë ngarkesa psikologjike dhe të shërbejnë siç duhet në detyrë.
“Duhet bërë edhe ana psikologe e policisë përveç testit të drogës. Se ata shfaqin një lloj agresiviteti. A janë të kthjellët këta efektivë?”
“Se kanë në dorë një forcë vdekjeprurëse. Duhet të kesh një kthjellim psiko-social. Se ne vuajmë edhe nga sindroma e shefit të ri. Dhe mundohemi të jemi të dalluar kur na vjen një shef i ri dhe mund të bëjmë tejkalim kompetencash në të tilla raste.“ u shpreh Karamuço. /abcnews.al/