500 mijë pula të ngordhura nga sëmundja misterioze, reagon përgjegjësi i Bujqësisë për Durrësin

schedule14:04 - 16 Mars, 2022

schedule 14:04 - 16 Mars, 2022

500 mijë pulat e ngordhura në disa pulari në Durrës kanë vënë në lëvizje autoritetet për të gjetur shkakun.

Përgjegjësi për Durrësin i Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë Darjo Nasho shprehet se janë në fazë hetimi dhe kontrolli, “ndërsa vijojnë të kryejnë analiza të vazhdueshme për të mbajtur të izoluara vatrat”.

Lexo edhe: Shtohet misteri, 500 mijë pula të ngordhura në Durrës, Ministria e Bujqësisë: Nuk është grip shpendësh

”Në rast se do të ketë probleme për shëndetin publik do të informohet popullata nga autoritetet.”

Ndonëse ende nuk është konfirmuar, ka dyshime se ngordhja e pulave mund të ketë ardhur nga gripi i shpendëve.

Lexo edhe: Dy ndër pularitë më të mëdha në Shqipëri nuk kanë më asnjë pulë, sëmundja misterioze bën kërdinë

Gazetari Leonidha Musai bëri me dije se 3 prej pularive në qytetin bregdetar iu kanë ngordhur të gjitha pulat. Nuk është ende e qartë se cili variant i virusit po qarkullon, por dyshohet se po dëmton rrugët e frymëmarrjes së shpendëve.

/abcnews.al