Zyrtarët rusë: Neutraliteti i Ukrainës mund të jetë fundi i luftës

schedule12:08 - 16 Mars, 2022

schedule 12:08 - 16 Mars, 2022

Kremlini ka deklaruar se ideja për të krijuar një Ukrainë të neutralizuar  si Austria mund të shihet si një kompromis për të sjellë fundin e luftës Moskë-Kiev.

“Ky është një variant që po diskutohet aktualisht dhe që mund të shihet me të vërtetë si një kompromis,” u citua të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

LEXO të gjitha zhvillimet për luftën

Kushtet e çmilitarizimit që Rusia pretendon nuk janë ende të qarta, por duket se sugjerohet se Ukraina do të duhet të mbajë statusin neutral si rasti i Austrisë.

Sipas traktatit të 1995, ndalohet hyrje e aleancave ushtarake dhe krijimi i bazave të huaja ushtarake në territorin austriak./abcnews.al/