Protesta e së shtunës, Rama: Përpjekja e fundit e foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet

schedule22:30 - 15 Mars, 2022

schedule 22:30 - 15 Mars, 2022

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Twitter, Rama shkruan se shtyrja e protestave për ditën e shtunë është bërë nga aktorë politikë, të cilët po kërkojnë të bëjnë një mobilizim financiar për të sjellë militantë nga rrethet.

Sipas tij këto janë përpëlitjet e fundit të ‘Shtëpisë së Lirisë’ për t’i dhënë protestës pamjen e një dallge televizive që i shërben vetëm Kremlinit.

Postimi i Ramës:  

Shtyrja e protestave të turpit për të shtunën lidhet me mobilizimin financiar dhe partiak të foltoreve e fallxhoreve për të sjellë militantët nga rrethet, që përpëlitjet e fundit të marrin befas pamjen e një dallge televizive, të cilën vetëm Kremlini mund ta shohë me admirim!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!