“Burrë apo grua, çfarë është?” Rama për Malumën: Mendova se është epitet për ndonjë ministër

schedule13:24 - 15 Mars, 2022

schedule 13:24 - 15 Mars, 2022

Në një bashkëbisedim me përfaqësuesit e bizneseve të vegjël, kryeministri Edi Rama, ka risjellë në vëmendje sërish koncertin e këngëtarit Maluma një ditë më parë në Kryeqytet.

Rama ka thënë se nuk është bërë asnjë investim në lidhje me ardhjen e tij këtu. Kreu i qeverisë ndër të tjera është shprehur se ai k menduar mos është epitet për ndonjë ministër, pasi nuk e ka njohur më parë kush ishte Maluma.

Më parë po ja kaloj fjalën Lalit për Malumën, që unë deri dje nuk e dija kush ishte , mendoja mos ishte ndonjë epitet i ngjitur ndonjë ministri, burrë apo grua çfarë është. Turp është të protestosh apo turp është të bësh koncertin e Malumës nëse mendohet nëse e kemi bërë ne ose jo. Në atë koncert nuk kemi paguar asnjë qindarkë. U bë kjo punë që nuk Majbah se ta vënë atë.

Mua më vunë abazhurin, që e kanë sjellë italianët, por s’kam c’të bë. Ai abazhuri ka qenë aty dhe mbi kokën e kryeministrave të tjerë, tani dollisë unë e kam blerë dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe dua ta bëj tavanin si sheikët atje”, ka thënë ai. /abcnews.al