Forcat ruse kanë goditur me raketa një aeroport në qytetin lindor të Ukrainës, Dnipro.
Kreu i administratës shtetërore rajonale të Dnipropetrovsk, thotë se nga bombardimi ka pasur “shkatërrim masiv”.
“Natën armiku sulmoi aeroportin në Dnipro. Dy sulme me raketa”, ka shkruar ai në Telegram. “Pista u shkatërrua. Terminali u dëmtua. Shkatërrim masiv.”/abcnews.al.