Ukraina është zgjuar në ditën e 20-të të pushtimit rus. Granatimet ruse të Kievit vazhdojnë edhe sot, me djegien e një ndërtese banimi pasi u dëgjuan shpërthime në kryeqytet. Zjarri tani është shuar, thotë shërbimi shtetëror i emergjencave të Ukrainës, shkruan The Guardian
Po çfarë ka ndodhur deri më tani?
–Korridoret e evakuimit janë planifikuar të vendosen ndërmjet orës 09:00 dhe 21:00 me kohën lokale në rajonin verilindor Sumy, thotë administrata shtetërore rajonale.
-Dy shpërthime të fuqishme tronditën kryeqytetin ukrainas Kiev para agimit të së martës. 2 persona humbën jetën
-Një këshilltar i presidentit ukrainas Volodymr Zelenskiy tha se lufta në Ukrainë ishte në një udhëkryq që mund të çonte në një marrëveshje në bisedimet me Rusinë ose një ofensivë të re ruse.
-Zëdhënësi i ministrisë ruse të mbrojtjes, Igor Konashenkov, tha se forcat ruse kanë marrë kontrollin e plotë të të gjithë territorit në rajonin jugor të Ukrainës Kherson
-Një këshilltar në qeverinë e Ukrainës thotë se lufta duhet të përfundojë deri në maj sepse Rusisë do t’i mbarojnë burimet për të vazhduar pushtimin.
-Udhëheqësit e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të vizitojnë Kievin në një mision të Bashkimit Europian për të shprehur mbështetjen për Ukrainën
– Trupat ruse janë ende rreth 15 km (9 milje) nga qendra e Kievit, sipas një zyrtari amerikan
-Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, i bëri thirrje trupave rusë të dorëzohen.
-Presidenti amerikan Joe Biden pritet të udhëtojë në Europë për tu takuar me aleatët e NATO-s. Biden mund të takohet me udhëheqësit në Bruksel më 23 mars dhe më pas të udhëtojë në Poloni
-Ministrat e Mbretërisë së Bashkuar kanë vendosur një sërë sanksionesh kundër Rusisë
-BE-ja ka miratuar një paketë të katërt sanksionesh, duke përfshirë ngrirje të aseteve dhe ndalimin e udhëtimit për Roman Abramovich.
-Boris Johnson i ka kërkuar perëndimit që t’i japë fund “varësisë” ndaj energjisë ruse
-Pothuajse 89,000 britanike do të strehojnë refugjatët ukrainas në shtëpitë e tyre
-Ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder është takuar me pronarin e Chelsea FC Roman Abramovich në Moskë.
/abcnews.al