Borrell: Kemi gati paketën e katërt të sanksioneve ndaj Rusisë, mbështetja ndaj Ukrainës do vijojë

schedule12:01 - 15 Mars, 2022

schedule 12:01 - 15 Mars, 2022

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josep Borrell në konferencën e tij të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ka komentuar dhe paketën e katër të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

Borrell është shprehur se ky është një moment kritik për të gjithë botën, dhe se kërcënimi rus duket se është i pandalshëm, por sipas tij ndihma dhe përkrahja ndaj Ukrainës nuk do të ndalet.

“Shqipëria  është ndalimi i dytë në Ballkanin Perëndimor, në këtë takim me kryeministrin Edi Rama kam pasur një diskutim të gjerë. Të gjithë e dinë se ky është një moment kritik për ne për BE dhe për të gjithë botën, përfshirë Ballkanin Perëndimor ndaj është e rëndësishme që të diskutojmë mbi këto çështje të rëndësishme. Është e tmerrshme por ne e shikojmë sesi udhëheqja ruse po sulmon pa dalim qytetarët e Ukrainës, tashmë nuk është një luftë mes forcave por edhe ndaj civilëve. Forcat ruse po pësojnë shumë humbje ushtarake, siç ne e kemi parë dhe kemi parë qëndrimin e fortë të Ukrainës, dhe ne do të vijojmë mbështetjen ndaj tyre pavarësisht sulmeve ruse.

Në përgjigje të këtij agresioni ndaj Ukrainës ne kemi miratuar një tjetër paketë të 4 masa kufizuese ndaj Rusisë, si një mënyrë për të rritur dhe për të gjymtyer bazën e Kremlimit. Masat që do të marrim do të presin tregtinë ruse, eksportin e mallrave dhe kemi në shenjestër dhe sektorët kritik si atë të çelikut dhe të ekonomisë. Kemi 800 individë që japin mbështetjen  e tyre ndaj Putin.

Kjo është një tjetër goditje madhore mbi të vilën Putin po ndërton pushtimin, dhe siç është thënë kjo çështje është shkelje e jurispudencës. Unë e di që sot Shqipëria është një nga partnerët më të besueshëm të BE-së dhe politikat e saj janë në përputhje me ato evropiane. Në këtë lufte Shqipëria ka dhënë kontributin e saj në lidhje me këtë pasiguri.

Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ofruese e sigurisë në operacione  të ndryshme në botë. Do të vijojmë bashkëpunimin për sigurinë kibernetike. Ne jetojmë në momente ku stabiliteti dhe të qenët i bashkuar është me i rëndësishëm se kurrë më parë. Ju kryeministër keni thënë se nuk na duhen deklarata për na duhen vepra. Ka ardhur momenti për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE”, është shprehur Borrell./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!