Anglia ndalon eksportet e mallrave luksoze në Rusi

schedule10:50 - 15 Mars, 2022

schedule 10:50 - 15 Mars, 2022

Britania e Madhe ka ndaluar eksportet  e mallrave luksoze në Rusi. Qeveria njoftoi se do të ndalojë eksportet e mallrave të nivelit të lartë në Rusi, ndërsa do të vendosë tarifa të reja importi për produktet kryesore.

Automjetet luksoze, moda e nivelit të lartë dhe veprat e artit ka të ngjarë të preken nga ndalimi i eksportit. Ndërkohë vodka ruse do të ndikohet nga rritja e tarifave me 35 pikë përqindjeje mbi tarifat aktuale.

LEXO KËTU të gjitha ngjarjet për luftën Ukrainë-Rusi

Masa për ndalimin e eksporteve të mallrave luksoze në Rusi do të hyjë në fuqi javën e ardhshme./abcnews.al/