Gazetari Juxhin Mustafaraj ka zbuluar në ‘Log.’ në Abc të gazetarit Endri Xhafo, se disa dep[utetë të PD kanë kërkuar përjashtimin e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar.
Mustafaraj tha se ka qarkulluar një dokument mes deputetëve ku kërkohej përjashtimi i Bashës nga grupi parlamentar, por nuk u arrit të mblidheshin firmat.
‘Deklarata e Bashës i trazoi shumë ujërat brenda PD-së, lëndoi edhe më shumë angazhimin politik të përfaqësuesve të grupit parlamentar. Ka pasur një dokument që ka qarkulluar mes deputetëve të PD, por nuk mori firmat e mjaftueshme. Ishte një dokument që kërkonte përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar’, deklaroi Mustafaraj në ‘Log.’. /Abcnews.al/