Një gazetar i Fox News është plagosur ndërsa raportonte në periferi të kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Duke njoftuar lajmin drejtpërdrejt në transmetim, John Roberts, bëri të ditur se informacionet rreth ngjarjes janë të pakta por shtoi se ekipet në terren po punojnë sa më shumë që të munden për të mësuar më shumë rreth asaj që ka ndodhur.
BREAKING: @johnrobertsFox reports that “a Fox News journalist has been injured while newsgathering outside of Kyiv.” pic.twitter.com/Oi9l5O0f65
— Mediaite (@Mediaite) March 14, 2022
Prokurorja e Përgjithshme e Ukrainës, Iryna Venediktova, njoftoi më herët se një gazetar perëndimor ishte plagosur sot ndërsa shtoi se ai ndodhej nën kujdesin e mjekëve ukrainas.
Kujtojmë se një gazetar amerikan i pavarur, Brent Renaud humbi jetën ditën e djeshme në Irpin.
Shefi i policisë së Kievit, Andriy Nebytov njoftoi dje se Renaud u shënjestrua nga ushtarët rusë. Ky është rasti i parë i raportuar i vrasjes së një gazetari të huaj që mbulon luftën në Ukrainë. Kolegu i tij, i cili mbeti i plagosur ka deklaruar se në momentin që janë qëlluar ata po filmonin refugjatët që po largoheshin. /abcnews.al/