Ministri gjerman: Do të ketë varfëri masive në Gjermani nëse e ndalim gazin rus

schedule15:51 - 14 Mars, 2022

schedule 15:51 - 14 Mars, 2022

Ministri gjerman për Ekonomi thotë se një ndalim i menjëhershëm i gazit dhe naftës nga Rusia, do t’i dëmtonte më shumë gjermanët, se sa Vladimir Putinin.

Ekonomia më e madhe evropiane e ka të vështirë të vejë sanksione të plota ndaj Rusisë. Zyrtarët e lartë gjermanë tashmë flasin haptas për varësinë që ka shteti nga Rusia, shkruan Gazeta Express.

Sipas ministrit gjerman për Ekomoni dhe Energji, Robert Habeck, stopimi i menjëhershëm i furnizimit me gazin rus “do të shkaktonte papunësi masive dhe varfëri”.

Ai thotë se kjo do t’i dëmtonte gjermanët, të cilët “s’do të mund t’i ngrohnin shtëpitë e tyre, ose s’do të kishin derivate”, raportoi sot The Guardian.

Pak ekonomi perëndimore kanë varësi nga energjia ruse si Gjermania: 55 për qind e gazit natyror, 52 për qind e qymyrit,  35 për qind e naftës minerale e përdorur nga gjermanët, vjen nga Rusia.

Ministri gjerman thotë se Qeveria pjesë e të cilës është ai, ka punuar shumë që Gjermania ta lë qymyrin rus deri në verë dhe naftën ruse deri në fundvit, por ndalesat e menjëhershme të gazit do ta linin shtetin gjerman të pasigurt.

Ai thotë se po bëjnë hap pas hapi që “ta pavarësojnë” vetën nga energjia ruse, por që “s’mund ta bëjnë në mënyrë të menjëhershme”. /Express/