Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Fjala e lirë në botën e sotme, Bishka: Ka homogjenizim të mendimit

schedule22:09 - 15 Mars, 2019

schedule 22:09 - 15 Mars, 2019

Liria e shtypit në botën e sotme ishte në fokus të bisedës në studion e Provokacijas të Mustafa Nanos me intelektualen Atena Bishka në një lidhje skype me Kanadanë.  E larguar që në vitin 1995 nga Shqipëria, Bishka thekson se i janë dashur 10 vjet për të kuptuar se çfarë ndodh mbrapa fasadës së mirëqënies e zhvillimit në botën perëndimore.

“Shkova sikur po shkoja në një botë të lirë e të drejtë, por më janë dashur 10 vjet  për të kuptuar se çfarë ndodh nëntokë se mbrapa fasadës së mirëqënies e zhvillimit sikur gjërat janë krejtësisht të lira ka gjithmonë nëntokë, ka gjithmonë gjëra që nuk shkojnë”.

Ajo që vëren me nota kritike Bishka është homogjenizimi i mendimit, por më e frikshme sipas saj është mungesa e lirisë te njerëzit që duhet të flasin.

“Ka homogjenizim, ka edhe nëntokë dhe që ta lidhim me lirinë e fjalës kur njerëzit ndjehen të frikësuar ato zgjedhin të mos flasin.

Frika është për ata njerëz që kanë për ta paguar fatura, kanë për të mbajtur familje, kanë një puën për të mbrojtur kanë frikë. Në universitet duhet të jenë të lirë, dhe ajo që është e frikshme dhe ndodh sot se këta njerëz që duhet të jenë të lirë zgjedhin të mos flasin. Ata autorë që ftohen në universitet të flasin ato do kenë pasoja do ketë turma që nuk do i lejojnë të flasin.

Ajo që vërej unë është që njerëzit janë në grup, thonë të njëjtën gjë dhe jo mendime të ndryshme”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!