Organizata Botërore e Shëndetësisë shprehu shqetësimin se lufta në Ukrainë mund të përkeqësojë pandeminë Covid-19 dhe po përpiqet të bëjë më shumë për të kufizuar përhapjen e virusit, shkruan CNN
Rastet në rajon kanë shënuar rënie gjatë javës së kaluar, por ekziston rreziku i rritjes i numrit të viktimave për shkak të shkallës së ulët të vaksinimit në Ukrainë, si dhe midis më shumë se 2 milionëve njerëzve që janë larguar nga vendi.
Shkalla e vaksinimit ndaj Covid-19 në Ukrainë është rreth 34%. Vendi ka regjistruar 791,021 raste dhe 8,012 viktima midis 3 dhe 9 marsit, sipas një raporti të OBSH-së.
/abcnews.al