Leicester City mposhtet nga Arsenali me shifrat 0-2, ndërsa kjo është një fitore me vlerë për skuadrën e Artetës, që tashmë e shikon veten të pozicionuar ne vendin e 4-të të Premier League, pozicion që të dërgon në Champions League sezonin e ardhshëm.
Një gol në çdo pjesë, ku të parin e realizoi Partey në minutën e 10-të, i shërbyer nga Martinelli, ndërsa goli i sigurisë i shënuar me 11-metërsh në minutën e 59-të mban firmën e Lacazette.
Kjo ishte fitorja e 6-të e “topçinjëve”, ndërsa e 5-ta rresht, fitore këto që rikthjenë Arsenality të luftojë fort për një vend në Champions League, ndërsa tashmë “nxjerr” jashtë këtij komepticioni skuadrën e Manchester United.
/f.a/abcnews.al