Nesër në Tiranë do të mbahet koncerti i Malumës. Ylli kolumbian do të performonte që para dy vitesh por koncerti u shty për shkak të pandemisë. Ky koncert është pjesë e turit të artistit me famë botërore. Përveç Malumës, do të performojnë edhe artistë shqiptarë.
Është përfolur se do të këndojë Ronela Hajati dhe Elgit Doda. Ky i fundit e ka konfirmuar pjesëmarrjen me postimin që ka bërë së fundmi në Instagram. “Me ketë shokun tim shihemi më 14 mars te Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar këngëtari.
/abcnews.al