Fiorentina më në fund arrin të fitore kundër Bolonga, në sfidën e javës së 29-të të Seria A, ku triumfoi me shifrat 1-0.
Në pjesën e parë ndeshjen e bën skuadra vjollcë, por mundësitë më të mira i vijnë Sassuolos që goditi traversën me Sorianon dhe shtyllën me Orsolinin.
Në minutat e fundit të pjesës së parë Bonifazi merr kartonin e dytë të verdhë dhe lë Bolognan me 10 lojtarë.
Në epërsi numerike, në pjesën e dytë Fiorentina shtyn dhe Torreira fillimisht godet shtyllën dhe më pas vendos ndeshjen në minutën 70′.
Vendasit kërkojnë edhe golin e sigurisë, ndërsa miqtë mundohen që të baraspeshojnë rezultatin.
Nuk ndryshon rezultati në “Franchi” dhe Fiorentina merr një trepikësh me vlera që afron akoma më shumë ëndrrën europiane.
/f.a/abcnews.al