Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I vuri thikën në fyt, arrestohet 19-vjeçari nga Patosi

schedule12:50 - 13 Mars, 2022

schedule 12:50 - 13 Mars, 2022

Një 19-vjeçar nga Patosi është arrestuar, pasi ka tentuar të vrasë me thikë një 22-vjeçar.

Falë veprimeve të shpejta e profesionale është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar, shtetasit E. P., i cili për motive të dobëta, kishte goditur me thikë shtetasin J. G., 22 vjeç.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 19 vjeç, banues në Patos, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.



Shtetasi J. G. ndodhet në spitalin rajonal të Fierit nën kujdesin e mjekëve. Materialet do i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!