Skënderbeu do të luajë një ndeshje shumë të rëndësishme në Superligë. Kryesuesit e kampionatit shkojnë në fushën e Partizanit vetëm pak ditë pas duelit me Dinamon e Kievit.
Nuk ka pushim për ta.
Futbollistët e Skënderbeut, do të kenë shumë shpejt një tjetër sfidë të fortë, 4 ditë pas asaj në Ligën e Europës.
Këtë të hënë shkojnë miq në fushën e Partizanit, atij që ka qenë rivali më I fortë në dy edicionet e kaluara, dhe që mbetet i tillë, pavarësisht renditjes.
Trajneri Ilir Daja e kalon kështu vëmendjen nga Dinamo e Kievit tek Partizani.
Përballja është e nivelit më të vështirë të mundshëm.
Skënderbeu është në vendin e parë të renditjes së kampionatit me 27 pikë, ndërsa Partizani ndodhet në vendin e 7-të me 14./abcnews.al