Një banesë në lagjen “11 Janari” në Gjirokastër është përfshirë nga flakët. Mësohet se zjarri ka rënë në katin e dytë të një pallati në këtë lagje në banesën e një qytetari me iniciale P.R.
Nuk dihen rrethanat në të cilat ka rënë zjarri por PMNZSH Gjirokastër dhe policia ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar shkaqet. Deri më tani zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale ndërsa nuk ka dëme në njerëz. /abcnews.al/