Spezia arriti të merrte një fitore me shumë vlera kundër Cagliarit, në një takim që u mbyll me shifrat 2-0.
Protagonist në njërin nga golat ishte edhe sulmuesi shqiptar, Rey Manaj, i cili gjeti dhe golin e 4-të në Seria A në këtë sezon, ndërsa ishte goli i dytë për skuadrën e Spezias.
Pas ndeshjes trajneri, Tiago Mato thuri elozhe për Manajn, ndërsa tregoi edhe arsyen se pse e la në stol në këtë takim.
“Manaj është i rëndësishëm për grupin dhe ekipin. Sot ai nuk e nisi titullar për shkak të një zgjedhjeje taktike, por kontributi i tij është gjithmonë i madh. Që kur ka ardhur ka pasur një moment të vështirë sepse ka luajtur pak, pastaj e ka merituar atë që ka bërë dhe ka merituar respektin e bashkëlojtarëve. Për këtë ai ishte i rëndësishëm në fitore, si të tjerët“, ka deklaruar Tiago Mota. /f.a/abcnews.al