Bekim në kohë lufte, gruaja shtatzënë i shpëtoi shpërthimit të maternitetit në Mariupol, sjell në jetë një vajzë

schedule12:44 - 12 Mars, 2022

schedule 12:44 - 12 Mars, 2022

Një grua shtatzënë, e cila arriti t’i shpëtonte shpërthimit të maternitetit në Mariupol, ka sjellë në jetë një vajzë, sipas CNN

Mariana Vishegirskaya ishte në mesin e një sërë grave që ndodheshin në maternitetin e Mariupolit që i mbijetuan granatimeve. Ajo lindi fëmijën e saj në një spital tjetër të enjten, sipas tezes  Tatiana Liubchenko.

“Mariana është në gjendje të mirë shëndetësore dhe e ka quajtur vajzën Veronica”, tha Liubchenko.

Ajo lindi mbrëmë në orën 22:30,  foshnja është e shëndetshme dhe peshon rreth 3 kg. Por tezja e Vishegirskaya është e shqetësuar për përkeqësimin e kushteve në qytetin Mariupolit, për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe ushqimeve.

“Shpresoj që të sigurohen kushtet e mjaftueshme që foshnja të jetë e shëndetshme”, shtoi ajo.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!