Kanë nisur protestat në të gjithë vendin kundër shtrenjtimit të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve. Qindra qytetarë kanë bllokuar rrugët në Lezhë dhe Lushnje, ndërsa ka nisur edhe mbledhja e qytetarëve para godinës së Kryeministrisë në Tiranë.
Tubimi në Lezhë është zhvendosur në vendin e quajtur kryeqëzimi i Zejmenit. Qytetarët kanë bllokuar rrugën duke mos lejuar lëvizjen e makinave.
Protestat kanë nisur edhe në qytete të tjera si Pogradeci dhe Durrësi. Ndërkohë, vërehet një pjesëmarrje e lartë në protestën e Tiranës, teksa qytetarët po marshojnë nga sheshi “Skënderbej” në drejtim të Kryeministrisë. /abcnews.al