Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Horror në Francë, një grua dhe 4 fëmijë gjenden të pajetë brenda një apartamenti

schedule10:17 - 12 Mars, 2022

schedule 10:17 - 12 Mars, 2022

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në  Francë ku një grua bashkë me  4 fëmijët  është gjetur e pajetë brenda në një apartament.

Mediat bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një apartament në Grenoble, ku trupat e 4 fëmijëve të moshës nga 3 deri në 12 vjeç janë gjetur të pajetë mes të cilëve edhe një grua, e cila dyshohet se është nëna dhe autorja e kësaj ngjarje makabre.

Ndër të tjera raportohet se pas përdorimit të drograve të rënda, gruaja të ketë vrarë fëmijët dhe më pas veten.

Alarmi është dhënë nga një i njohur pasi familja nuk i është përgjigjur telefonatave. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në banesë, dera e së cilës është mbyllur dhe në orët e vona të mbrëmjes së të premtes kanë gjetur trupat e pajetë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!