Imazhet e reja satelitore tregojnë shtëpitë në flakë ndërsa trupat ruse përparojnë më pranë Kievit, raporton CNN. Radhë të gjata makinash mund të shihen gjithashtu duke u përpjekur të largohen nga kryeqyteti ukrainas.
Pamjet nga Maxar duket se tregojnë se njësitë ushtarake ruse po qëllojnë në mënyrë aktive artileri drejt zonave të banuara.
Dëme të përhapura dhe kratere janë parë në Moschun, një qytet në veriperëndim të Kievit, dhe zjarret po vazhdojnë të djegin në Aeroportin Hostamel, i njohur gjithashtu si Aeroporti Antonov.
/abcnews.al