Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pas divorcit me Kanye West, Kim Kardashian bën zyrtare lidhjen e re

schedule22:35 - 11 Mars, 2022

schedule 22:35 - 11 Mars, 2022

Kim Kardashian dhe Pete Davidson kanë bërë lidhjen e tyre zyrtare në Instagram. Ishte Kardashian e cila ndau disa foto në rrjetin social, dy prej të cilave ishin me partnerin e saj të ri 28 vjeçar. Ky veprim i Kim-it vjen pak ditë pasi u divorcua zyrtarisht nga Kanye West.

Themeluesja e “SKIMS” dhe komediani u bënë kryefjalë e mediave të huaja në Tetor të vitit të kaluar pasi shkëmbyen një puthje në Saturday Night Live. Gjatë episodit, dyshja luajtën çiftin ikonik të Disney-t, Jasmine dhe Aladdin.

Më vonë atë muaj, ata ndezën thashethemet për një lidhje kur u fotografuan të kapur për dore në Buena Park, Kaliforni. Ata konfirmuan më pas lidhjen ndërsa shijuan disa ditë pushime së bashku në Bahamas në fillim të vitit të ri.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!