Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Janë krijuar aleanca që në puntatën e parë”, nis me debate sezoni i dytë i Style Star

schedule22:52 - 11 Mars, 2022

schedule 22:52 - 11 Mars, 2022

Ka nisur sonte në ekranin e Abc, Style Star, emisioni më i ndjekur për stilin dhe modën në Shqipëri. Nën moderimin e Kiara Titos dhe me juri Niko Komanin dhe Miranda Dupin, 10 konkurrentë do na njohin dhe pse jo do na frymëzojnë me stilin e tyre.

Ndryshe nga sezoni i kaluar këtë vit në Style Star marrin pjesë edhe meshkuj. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Një zonjë 70-vjeçare ka guxuar të sfidojë të gjithë të rinjtë duke na kujtuar se stili dhe e bukura nuk njohin moshë. Debatet në emision nuk munguan.

Ndonëse në puntatën e parë, konkurrentët nuk i ndalën kritikat e ashpra për njëri-tjetrin. Njëra nga konkurrentët hodhi akuza se në Style Star janë krijuar aleanca që në puntatën e parë.



Këtë sezon ka pasur ndryshime në formulën e eleminimit. Konkurrenti që shpallet fitues është imun nga eleminimi i javës që vjen, ndërsa nga 3-shja më pak e votuar, 1 shpëtohet nga konkurrentët dhe 1 shpëtohet nga juria. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!