Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se 1,582 civilë kanë vdekur në “Mariupolin e rrethuar” në 12 ditët e fundit, që kur ushtria ruse hyri në qytet.
Në një postim në Tëitter, ai e përshkruan pushtimin rus “katastrofën më të keqe humanitare në planet”, ndërkohë cilëson presidentin rus të paaftë.
“Putin është i paaftë të mposhtë ushtrinë ukrainase, Putini bombardon të paarmatosurit, bllokon ndihmën humanitare. Ne kemi nevojë për avionë për të ndaluar krimet ruse të luftës”, shkruan Kuleba në Twitter./abcnews.al/

