Transformimi rrënjësor i televizionit 7, nga studiot e reja, emisionet dhe edicionet informative. Njihuni me programacionin surprizë

schedule15:04 - 11 Mars, 2022

schedule 15:04 - 11 Mars, 2022

Televizoni 7 ka hedhur një hap të ri dhe të fuqishëm në botën mediatike. Prej 7 marsit, ai nisi me një tranformim rrënjësor, duke ngjitur edhe më lart shkallët e suksesit.

Gjithë ndryshimi filloi nga emisioni i mëngjesit, i cili erdhi me një studio të re dhe më në trend. Më tej pasdites i është shtuar edhe një edicion i ri lajmesh. Gjithashtu, emisioni “Frontal” ka tashmë një studio të re. Një element shtesë janë edhe lajmet e orës 19:30, të cilat janë transformuar në tërësi.

Drejtori i T7, Leonard Kërçuki ka thënë se këto janë vetëm disa nga ndryshimet që T7 ka ndërmarrë, ndërsa të tjera do të vijnë shumë shpejt.

Ky është vetëm hapi i parë i ndryshimeve që do të ndodhin brenda televizionit 7. Pra, studiot e para janë ndërtuar dhe priten të ndërtohen studiot e tjera. Kështu do të shtohen edhe programe të tjera në vazhdim. Pra, nëse mund të themi kështu, disa hapa deri në fund të vitit janë të paramenduar se çfarë do të ndodhi brenda televizionit 7. Ky është veç hapi i parë”, u shpreh ai.

Kërçuki ka treguar edhe për bashkëpunimin mes T7 dhe ABC, që tashmë janë pjesë e së njëjtit grup mediatik. Ai ka theksuar se ndërtimi i studiove është bërë nga bashkëpuntorët e ABC, Arjan Shkëmbi dhe Genc Gjineci.

ABC dhe T7 është e njëjta kompani. Ky bashkëpunim ka qenë jashtëzakonisht i frytshëm dhe është para në ndërtimin e këtyre studiove me Arjan Shkëmbin dhe Genc Gjinecin, të cilët janë gjatë tërë kohës këtu me ne, por dhe me djem të tjerë të ABC, të cilët në fakt kanë bërë të mundshëm të kemi këtë cilësi të studiove. Me ta do të ndërtojmë edhe pjesën tjetër të studiove dhe të konceptimit të televizionit në pjesën e argëtimit. Edhe një herë është thjesht faza e parë, të tjera na presin gjatë muajve në vazhdim”, deklaroi Kërçuki.

Ky është vetëm fillimi i një kapitulli të ri për T7, i cili me programacionin e tij është pjesë e çdo familje, kudo ku flitet shqip. Nuk na mbetet veçse të presim, që të shohin frytin e suksesit në vazhdim.

Telvizioni 7 dhe Gazeta Express në Kosovë janë pjesë e grupit mediatik ABC. l.k/abcnews.al