Një 20-vjeçar në Pogradec është vënë në pranga pasi ka prishur qetësinë publike duke kërcënuar me armë zjarri tre të rinj. Bëhet e ditur se në pranga u vu E. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kërcënuar me fjalë dhe me armë zjarri K. L., 26 vjeç; D. L., 22 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.”
Shoferët që bëjnë transportin e nxënësve në shkolla kanë dalë në protestë në Fier. Të pyetur nga mediat ata thonë se nuk po lejohen të futen në qytetet dhe se thuajse çdo ditë janë duke marrë gjoba.
NJOFTIMI
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Kanosja”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të shtetasit E. Sh., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi ky shtetas për motive të dobëta, ka prishur qetësinë publike dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe me armë zjarri tip pistoletë, shtetasit K. L., 26 vjeç; D. L., 22 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.” /abcnews.al/