Në të gjithë vendin janë zhvilluar sot protesta kundër rritjes së çmimeve ku ka pasur dhe të arrestuar. Partia Demokratike ka dënuar sipas saj dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe arrestimet e tyre. Përmes një postimi në rrjete sociale nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj shkruan se sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa.
“Të ndalet dhuna e policisë ndaj protestuesve që më të drejtë po kundërshtojnë rritjen abuzive të çmimit të karburantit! Sot lëvizjet në bursë reflektohen në çmimin e karburantit brenda orës dhe sot 60 përqind e çmimit janë taksa. Rama duhet menjëherë të marrë masa të nxjerre ekonominë nga kriza dhe të ndalojë rritja abuzive e çmimeve”, shkruan Alibeaj.
/abcnews.al

