Lideri çeçen falënderon Serbinë për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

schedule16:05 - 10 Mars, 2022

schedule 16:05 - 10 Mars, 2022

Lideri i Republikës Çeçene, Ramzan Kadyrov, ka falënderuar Serbinë që nuk u bë pjesë e SHBA-ve dhe bllokut perëndimor për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Në një intervistë për mediat serbe, Kadyrov theksoi se Serbia dhe Bjellorusia nuk i vendosën sanksione Rusisë, duke theksuar se ai personalisht i ëhstë shumë mirënjohës për këtë vendim presidentit serb Aleksandar Vuçic.

“Republika e Çeçenisë ka përjetuar para pak kohësh dy operacione të vështira luftarake. Kemi ndjerë pasojat e rënda të luftës, e nxitur nga fundi i shekullit të kaluar si rezultat i provokimeve të shërbimeve të huaja informative, qëllimi i së cilave ishte shkatërrimi i Rusisë. Vetëm falë politikës së vendosur të Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe udhëheqësit kombëtar të popullit çeçen, Ahmat Kayrov, terrorizmit ndërkombëtar ne Çeçeni ju thye në kurriz”, tha Kadyrov.

Ndërkohë lideri çeçen i cili është dhe një nga bashkëpunëtor më të ngushtë të Vladimir Putin, ka uruar myslimanët serbë që të kenë një jetë të qetë për të mirën e vetë Serbisë.

“Me kënaqësi të madhe i përcjell vetes sime dhe në emër të gjithë popullit vëllazëror çeçen të gjithë muslimanëve në Serbi. I uroj një jetë të qetë dhe të suksesshme për të mirën e tërë Serbisë”, ka përfunduar deklaratën e tij Kadyrov.