SHBA vendosi embargon, kryeministri holandez: BE e ka të pamundur të heqë dorë nga afta e gazi rus

schedule16:52 - 9 Mars, 2022

schedule 16:52 - 9 Mars, 2022

Bashkimi Evropian e ka të pamundur që të ndërpresë furnizmin me gaz dhe naftë ruse tërësisht. Është ky paralajmërimi që ka bërë kryeministri holandez Mark Rutte.

“Ne duhet të diskutojmë dobësitë tona në lidhje me varësinë tonë nga nafta ruse dhe gazi rus. Nuk do të kërkoj që të ndërpritet furnizimi jonë me naftë dhe gaz sot nga Rusia,” tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij francez në Paris.

Blloku ka nevojë për furnizimin rus, theksoi Rutte, duke e cilësuar atë që sapo kishte pohuar një të “vërtetë të pakëndshme.”

Të martën, BE-ja do të njoftoi planet e saj për të ulur importet e gazit rus me dy të tretat këtë vit dhe për të eliminuar nevojën e saj të përgjithshme për naftë dhe gaz rus “shumë përpara vitit 2030”.

Rutte shtoi se sanksionet e bllokut kundër Rusisë janë “të drejtuara” nga udhëheqja ruse, jo nga njerëzit.

Kujtojmë se presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të martën se SHBA-të kanë vendosur embargo për naftën dhe gazin rus. Biden, u shpreh se vendimi për të ndaluar importet e naftës ruse u mor “në konsultim të ngushtë” me aleatët e Amerikës. /abcnews.al/