Gjermania thotë se nuk do të dërgojë avionë luftarakë në Ukrainë, pasi SHBA refuzoi ofertën e Polonisë për të transferuar avionët MiG-29 të prodhimit rus në Ukrainë nëpërmjet një baze amerikane në Gjermani.
Kancelari Olaf Scholz thotë se Gjermania ka “siguruar të gjitha llojet e materialeve të mbrojtjes” duke përfshirë armët, por ai thotë se “padyshim që avionët luftarakë nuk janë pjesë e kësaj”.
Ndërkohë në Mbretërinë e Bashkuar, zyrtarët thonë se “nuk është e pranueshme” që pilotët dhe avionët e NATO-s të rrëzojnë aeroplanët rusë.
Një zëdhënës i kryeministrit thotë se Boris Johnson “ka thënë në mënyrë të përsëritur” se është i përkushtuar të “sigurojë armët që i duhen Ukrainës”. Më herët, Mbretëria e Bashkuar tha se po rrit furnizimin e saj me armë në Ukrainë, duke dërguar 1615 raketa të lehta antitank, si dhe raketa Javelin me rreze më të gjatë, dhe raketave tokë-ajër./abcnews.al/