Pas shqetësimit të ngritur nga kompania shtetërore e energjisë bërthamore në Ukrainë për substanca radioaktive nga termocentrali i Çernobilit, mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së sqaron se ndërprerja e energjisë elektrike nuk do të ketë ndikim kritik në çlirimin e substancave toksike në atmosferë.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) tha se nuk sheh “asnjë ndikim kritik në siguri”.
#Ukraine has informed IAEA of power loss at #Chornobyl Nuclear Power Plant, @rafaelmgrossi says development violates key safety pillar on ensuring uninterrupted power supply; in this case IAEA sees no critical impact on safety.
— IAEA – International Atomic Energy Agency (@iaeaorg) March 9, 2022
“IAEA thotë se ngarkesa e nxehtësisë e rezervuarit të karburantit dhe vëllimi i ujit ftohës në termocentralin bërthamor të Çernobilit është i mjaftueshëm për heqjen efektive të nxehtësisë pa pasur nevojë për furnizim me energji elektrike”, shkruan Skynews.
Ukraina thotë se termocentrali bërthamor i Çernobilit është shkëputur nga rrjeti elektrik i vendit, disa ditë pasi u kap nga trupat ruse./abcnews.al/