Me ardhjen e Sandër Lleshaj në krye të Ministrisë së Brendshme, shumë nga postet kyçe në policinë e shtetit dhe të drejtorive në rrethe kanë pësuar lëvizje në rangë drejtorësh dhe shefa komisariatesh. Të vetmet drejtori që nuk kanë pësuar ndryshim janë Shkodra, Durrësi dhe Elbasani, ku kriminaliteti përgjatë 2018 ishte në nivele të larta.
Kupola e Policisë së Shtetit por edhe drejtoritë në rrethe kanë pësuar lëvizje në strukturat drejtuese, pas ardhjes së Sandër Lleshaj në krye të ministrisë së Brendshme.
Me urdhër të kreut të policisë së Shtetit, Ardi Veliu janë lëvizuar nga detyra drejtoresha Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës, Lindita Nushi. Postin e kësaj të fundit e ka zëne Ndue Doci. Pasi kishte një vit që u emërua në krye të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj u largua për të emëruar këshilltar i Ardi Veliut në policinë e shtetit. Vendin e Skënderaj e zuri Dhimitraq Ziu, si i komanduar, ndërsa motivet e largimit mbeten mister, pasi firma për shkarkimin e ish-drejtorit të kryeqytetit ishte vendosur disa ditë para se të bëhej publike lajmi i largimit të tij.
Por ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj publikoi në Tëiter se, Skënderaj u shkarkua pas përplasjes së banorëve për shembjen e një banesë tek Petro Nini. Gjithashtu ndryshime ka pësuar edhe Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Drejtoria për Hetimin dhe Krimin e Organizuar. Në fillim u largua Anila Trimi për t’u zëvendësuar me Muhamet Rrubullakun, ndërsa si kreu I krimit të organizuar u vendos Tonin Vocaj.
Ndërkohë u shkarkua nga detyra edhe drejtori i policisë së Vlorës Gentjan Shehaj si dhe ai i Fierit, Albert Nushi. Drejtimin e Policisë së Fierit e mori, Andon Marko, i cili mbante postin e zv. drejtorit të policisë në atë qark. Në ditët në vijim priten që të ndryshohen të gjithë drejtuesit e SHÇBA në rrethe. Burime kofidenciale pohojnë për ABC Neës se, në skaner janë dhe 3 drejtori të tjera. Lëvizje në rang drejtuesi policie, pritet të këtë në Shkodër, Durrës dhe Elbasani, pasi kriminaliteti ka qenë i lartë gjatë vitit 2018./abcnews.al