Një grup qytetarësh nga Shkodra kanë bllokuar disa minuta rrugën në drejtim të Lezhës dhe Tiranës në shenjë proteste për shtrenjtimin e karburanteve dhe ushqimeve.
“Priotesto! Buka, vaji, karburantet janë rritur” shkruanin ata në disa kuti kartoni të vendosura në mënyrë simbolike në rrugë duke dnërprerë për disa minuta lëvizjen e makinave.
Shqipëria po përballet me një shtrenjtim të shpejtë të çmimit të ushqimeve dhe karburanteve, si asnjëherë më parë. Aktualisht një litër naftë ose benzinë shitet me 265 lekë në karburantet e vendit, situatë që duket se do të bllokojë ekonominë nëse vijon kështu.
Sa i përket ushqimeve, ato janë shtrenjtuar me gati 7% vetëm gjatë muajit të shkuar sipas INSTAT, ndërsa pritet që rritja të jetë më e lartë në mars. /abcnews.al