Everton mund të jetë klubi i parë që shkel rregullat e qendrueshmërisë të vendosura nga Premier League dhe rrezikon zbritje pikësh në tabelë.
Sipas “Daily Mail”, Everton ka shënuar humbje prej 260 milionë paund nga viti 2016 deri në vitin 2020, të cilave duhet t’i shtohet edhe një humbje prej 100 milionë paund në lidhje me sezonin 2020/2021.
Everton duhet të kishte publikuar të dhënat e buxhetit për sezonin e kaluar në dhjetor, por ka vonuar duke kërkuar sqarime nga Premier League për shifrën maksimale që mund t’i atribuohet ndikimit të pandemisë.
Kjo situatë për klubin e teknikut Lampard nuk do të ishte aspak e këndshme./ h.ll/abcnews.al