8 ushqimet që veprojnë si multivitamina

schedule22:39 - 8 Mars, 2022

schedule 22:39 - 8 Mars, 2022

Me siguri ju ka ndodhur që të ndiheni të lodhur dhe të mos duash të bësh asgjë. Kjo tregon se keni mungesë vitaminash. Shumë njerëz kërkojnë zgjidhje duke marrë suplemente por është shumë e rëndësishme të rregulloni dietën ushqimore.

Patate të ëmbla

Patatet e ëmbla janë të pasura me vitaminë A , e cila forcon sistemin imunitar por është gjithashtu një përbërës shumë i mirë kundër plakjes.

Thjerrëzat

Nëse doni të rrisni nivelin e hekurit, përfshini thjerrëzat në dietën tuaj. Hekuri është një metal i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, proteinës në qelizat e kuqe të gjakut që është përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në të gjithë trupin. Nëse nuk keni mjaftueshëm hekur, mund të përjetoni lodhje, dobësi, gulçim dhe simptoma të tjera.

Brokoli

Konsumoni brokoli dhe rrisni vitaminën C në trupin tuaj. Kjo vitaminë mbron trupin nga dëmtimi i shkaktuar nga radikalet e lira, rrit prodhimin e kolagjenit si dhe forcon sistemin imunitar. Pra, do të jeni fizikisht të shëndetshëm dhe do të keni lëkurë perfekte.

Salmoni

Salmoni është i pasur me vitaminë D, e cila forcon organizmin, kockat dhe sistemin imunitar.

Arroret

Hani arra dhe fara gjatë gjithë ditës dhe merrni vitaminën E që ju nevojitet. Vitamina E është e tretshme në yndyrë dhe e pasur me veti antioksiduese.

Kos

Është i pasur me kalcium, një metal thelbësor për dhëmbë dhe kocka të forta. Ndihmon gjithashtu në rregullimin e koagulimit të gjakut, funksionimin e muskujve dhe hormoneve.

Kale

Është një superushqim dhe i pasur me vitamina A, C dhe K dhe mangan. Mangani nxit funksionin e trurit dhe nervave, ndihmon në koagulimin e shëndetshëm të gjakut, por edhe për të pasur kocka të forta.

Fasule

Janë një burim i shkëlqyer i proteinave bimore ndërsa kanë dhe acid folik, i cili është komponent kyç në formimin e ADN-së dhe komponimeve të tjera gjenetike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!