Aurela Gaçe e emocionuar nga fjalët e së bijës, zbulon surprizën që mori për 8 Mars

schedule21:56 - 8 Mars, 2022

schedule 21:56 - 8 Mars, 2022

Aurela Gaçe ka kujtuar momentin kur ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë, Grace. Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, këngëtarja shpreh ndjesitë që ka ndjerë kur u bë nënë për herë të parë dhe atë që ka përjetuar sot, kur Grace i ka shkruar një kartolinë për 8 Marsin.

“E dashur mami. Unë të dua shumë. Ti je jeta ime. Je dashuria ime. Mami faleminderit që më solle në këtë jetë me gjithë babin. Nga Grace. I love you”, është mesazhi që ka shkruar e bija në kartolinën që i ka dhënë.

“Në pritjen më të ëmbël, 11 vite më parë.

Prisja Grace (Greis) tim, fëmijën e parë.

Çfare ndjeja, nuk përshkruhet. Mezi prisja ta takoja, ta puthja, ta mbaja nê krahê, ti falja gjithë dashurinë që mbaja në shpirt….ashtu si çdo nênë për fëmijën e vetë.

Koha kalon shpejt.

Sot më dhuroi një kartolinë të pregatitur me duart e saj, dhe fjalët e saj ,te thjeshta, pêr mua janë dhurata më e bukur.
Dashuria e mamës ❤

E vogla pa kartolinën e vinte vërdallë.
-Po unë ,po unë? -thoshte ?.

Zot, faleminderit .
Lutem qē çdo nënë të jetë e lumtur.
Lutem që çdo nënë të jete e shëndetëdhme ,e fortë e aftë që të përballojë gjithë sakrificat e jetës për ti rritur mirë femijët, për të pasur mundesi tu japin çfare zemra e nënës dëshiron…
Lutem që secila nga ne të shohë femijët teksa rriten e të jetë me ta në çdo hap të jetës ❤️?”, shkruan Aurela. 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

 

/abcnews.al

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!