U largua sërish jashtë vendit, Beatrix zbulon kush e shoqëron, i dedikon disa fjalë të bukura

schedule20:46 - 8 Mars, 2022

schedule 20:46 - 8 Mars, 2022

Beatrix Ramosaj vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe pas përfundimit të “Bog Brother VIP”. Këngëtarja e famshme i dha fund me aktorin e humorit Donald Veshaj, lidhje që nisi brenda shtëpisë së famshme, vetëm pak ditë pasi përfundoi edicioni i parë.

Thuhet se shkak ka qenë udhëtimi i këngëtares drejt Dubait duke refuzuar të darkonte me banorët e shtëpisë së famshme dhe me Donaldin. Ajo u largua sërish nga vendi pak ditë më parë. Mirëpo, sot ajo ka zbuluar se ndodhet me kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Nuk dihet nëse Trixa ka udhëtuar drejt SHBA-ve, ku Anxhelina jeton prej vitesh, apo nëse kanë zgjedhur ndonjë vend tjetër për të kaluar pushimet. Beatrix ka ndarë disa foto teksa po darkon me Anxhelinën dhe si duket kanë dalë për të festuar Ditën e Gruas.

“Ti je një rreze dielli në një ditë me re”, ka shkruar Beatrix për kushërirën e saj, e cila i ka qëndruar pranë gjatë kësaj kohe të vështirë që ka përjetuar kur doli nga Big Brother VIP. /abcnews.al